Skip to content

Meta mesazh për Këshillin Ndërfetar: Mirënjohje për mesazhet e mençura dhe ndihmën e jashtëzakonshme, veçanërisht gjatë pandemisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një foto nga mbledhja e sotme e Këshillit Ndërfetar të vendit.

Meta shpreh mirënjohjen për mesazhet e mençura dhe ndihmën e jashtëzakonshme të udhëheqësve fetarë të Shqipërisë, sidomos gjatë pandemisë për njerëzit në nevojë.

Ai thekson se kombi shqiptar ndihet krenar për harmoninë e mrekullueshme ndërfetare.

STATUSI NGA ILIR META
Me urimin për një natë të mirë, të qetë e të paqtë në familjet tuaja, po ndaj me ju këto foto sa një mijë fjalë, nga mbledhja e sotme e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Mirënjohje dhe falenderime pafund për mesazhet e mençura dhe për ndihmën e jashtëzakonshme të dhënë nga udhëheqësit tanë të ndritur fetarë, veçanërisht në këtë periudhë të vështirë pandemie, për njerëzit në nevojë në mbarë vendin.
Kombi shqiptar ndihet krenar për harmoninë e mrekullueshme ndërfetare!

Me urimin për një natë të mirë, të qetë e të paqtë në familjet tuaja, po ndaj me ju këto foto sa një mijë fjalë, nga…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, February 3, 2021