Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh në distancë kryeministrit Edi Rama. Mesazhi lidhet me propozimet e bëra nga opozita, por jo vetëm, për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi. Meta i kërkon Ramës t’i pranojë këto propozime në të mirë të qytetarëve.
“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë. 🇦🇱”
Partia Demokratike ka propozuar një plan ekonomik me tetë pika, përmes së cilës demokratët pretendojnë se mund të ndihmohen qytetarët dhe bizneset në këto ditë të vështira. Por Edi Rama i ka refuzuar këto propozime.
