Mesazheve mirënjohëse për stafin mjekësor u është bashkuar edhe Presidenti Ilir Meta.
Mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të frntit me koronavirusin, ndërsa Meta shprehet se ata janë heronjtë tanë në këtë betejë.
Mesazhi i Ilir Metës:
Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës janë sot në vijën e parë të përballjes me pandeminë #COVID19.
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat, edhe të familjeve të tyre.
Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari të vendit!
Krenarë për të gjithë ju!
/abcnews.al