Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh të prerë homologut serb, Aleksandër Vuçiç, mbi protestat me thirrje anti-shqiptare që po zhvillohen në Beograd.

I ftuar në emisionin “Tempora” të gazetares Sonila Meço, Kreu i Shtetit tha se protesta të tilla janë të papranueshme për frymën e fqinjësisë së mirë, por edhe provokative.

“Shikoj mijëra qytetare serbe qe dalin para ambasades dhe fyjne shqiptaret ne rruget e Beogradit. Kjo eshte e papranueshme per frymen e fqinjesise se mire, por kur shoh ne nivelet me te larta te politikes serbe qe nuk denojne keto akte, kjo eshte jo vetem e papranueshme por edhe teper provokative.

Presidenti i Serbise te mos provokoje me shqiptaret, me mohimin e masakres se Recakut dhe me levdatat qe i ben Millosheviçit. Serbia duhet te respektoje parimet e fqinjesise se mire dhe mos provokoje me shqiptaret”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re