Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, tha ndër të tjera se PL në pushtet nuk do të ketë më tendera sekret.

Meta tha se tendera sekret mund të ketë për ndonjë pajisje  të shërbimit inteligjent apo  ministrisë së mbrojtjes, por jo në Ministrinë e Shëndetësisë apo Transportit. Ai i konsideroi tenderat sekret te Ministrise se Shendetesise dhe te Infrastruktures si tendera me qellim vjedhjen dhe korrupsionin, me tre-fishin e kostos.

Meta:  Partia e Lirisë angazhohet për një model ekonomik që simulon iniciativën dhe tregun e lirë, konkurrencën dhe nuk do të ketë kurrë më asnjë tender sekret. Ç’janë këto tendera sekret? Tendera sekret për papuçe, tendera sekret për kapele. Tendera sekret mund të ketë për pajisje të Shërbimit Inteligjent apo Ministrisë së Mbrojtjes. Jo Ministria e Shëndetësisë, apo Ministria e Infrastrukturës tender sekret? Çfarë janë këto tendera sekret? Vjedhje e hapur, vjedhje kriminale, me 3-fishin e kostos.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re