Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë pjesë e aktivitetit të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.

 

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se dy popujt duhet të jetojnë në harmoni midis tyre.

 

Gjithashtu Meta thekson se minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, janë ura shumë të forta lidhëse.

 

“I lumtur të merrja pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Greqisë.  Në këtë ditë feste e gëzimi të fqinjëve tanë uroj që edhe bashkëpunimi e partneriteti ynë të udhëhiqen nga trashëgimia më pozitive dhe e ardhmja e përbashkët e dy popujve tanë në një rajon më të begatë të Europës së Bashkuar.

Minoriteti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi, ura shumë të forta lidhëse në marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale, por edhe mjaft premtuese mes dy popujve tanë.

Shqiptarët dhe grekët meritojnë të jetojnë gjithmonë në bashkëpunim, harmoni e begati. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-greke!”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re