Skip to content

Meta: Mjaft me rekorde negative, pa median e lirë, rruga drejt BE e pamundur

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për paketën anti-shpifje që pritet që të miratohet në parlament.

 

Meta përmes një statusi në profilin e tij ka a shpërndarë reagimin e Komisioneres së Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, e cila shkruan se Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare.

 

Kreu  i shtetit ka bërë thirrje shqetësimet e ndërkombëtarëve dhe gazetarëve të dëgjohen, pasi sipas tij pa një media të lirë rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur.

 

“Shqipëria nuk ka nevojë për rekorde të tjera negative ndërkombëtare! Mjaft me nxitimin për t’i shtuar ato më tej! Shqetësimet e komunitetit të gazetarëve dhe të partnerëve tanë duhet të dëgjohen me shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri! Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur”.