Presidenti Ilir Meta ka shprehur vlerësime për ndalimin e Klement Blailit nga policia.

 

Nga Lezha, në një prononcim të dhënë për mediat, presidenti Meta faledneroj organet ligjzbatuese si dhe partnerët ndërkombëtarë për rezultatin e arritur duke theksuar se ishin këta të fundit që përmes presionit të vazhdueshëm bënë të mundur arrestimin e Balilit.

 

“E përshëndes ndalimin e Klement Balilit, një person me mjaft probleme me ligjin. Dhe me këtë rast dua të falënderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”

 

Ndërsa teksa u pyet nëse do ta dekretonte apo jo Ramën si ministër të Jashtëm, Meta nuk pranoi që të jepte një përgjigje. Ai tha se do ta japë një përgjigje të qartë e të përgjegjëshme me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.

 

“Këtu jemi për të promovuar edhe një herë solidaritetin për dhurimin e gjakut. Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje. Dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese, me qetësi, por pa dashuri, brenda afateve kushtetuese.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko