Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka deklaruar se është dramatike rritja e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria gjatë këtij viti që po lëmë pas me 16%.

Meta shkruan se sado ambiciozë të jemi që vendi të rënmditet në majat e demokracive të zhvilluara, duhet sipas tij të mbetemi realist dhe të pranohet se gjendemi shumë larg këtij objektivi.

“Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies, dhe varfëria, janë ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët shqiptarë të largohen”, shkruan Meta.

Reagimi i plotë:

Sado dëshirëplotë dhe ambiciozë të jemi që Shqipëria të renditet në majat e demokracive të zhvilluara, mbetemi po aq realistë dhe të vërtetë duke pranuar se gjendemi shumë larg prej këtij objektivi.
Kambana më e fortë e alarmit është shpopullimi i vendit. Cënimi i lirive, mungesa e llogaridhënies, dhe varfëria, janë ndër arsyet kryesore që motivojnë qytetarët shqiptarë të largohen. Zyra mbështetëse e Azilit Europian në nëntor tregon se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria për 10 muaj të këtij viti është rritur dramatikisht me 16%.
Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re