Presidenti Meta ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Marika Kallamata. Kreu I shtetit e quan vdekjen e saj një humbje të pazëvëndësueshme për teatrin dhe kinematografine shqiptare.

Meta shton se trashëgimia artistike dhe rolet e interpretuara me mjeshtëri bëjnë që Marika Kallamata të kujtohet gjithnjë me respekt dhe dashuri.

 

Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të saj, si edhe të gjithë artdashësve shqiptarë!

 

Aktorja e njohur Marika Kallamata u nda nga jeta te dielen ne moshen 89 vjecare.

 

Artistja e njohur do të mbahet mend për rolet e saj në filmat “Nxënësit e klasës sime”, “Kur xhirohej një film”, “Fillim i vështirë”, etj.

 

Homazhet zhvillohen kete mesdite tek “ArTurbina”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re