Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta parakohe të këngëtarit dibran Qerim Sula, i cili humbi betejën me sëmundjen dhe u shua në moshën 69-vjeçare.

Meta shkruan se, ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran është një lajm trishtues dhe se këngët e tij epike dhe himnet e krenarisë do të kumbojnë përjetë në zemrat tona.

“Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare, Qerim Sula është një lajm trishtues.
Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe himnet e krenarisë kombëtare të interpretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut.
Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran!
Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Kreu i Shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re