Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një letër Këshillin të Lartë të Gjyqësorit për anëtarin e katërt të Gjykatës së Lartë.
Nëpërmjet kësaj letre, Meta kërkon informacion në lidhje me procesin për plotësimin e vendit vakant pas shkarkimit të Zaganjorit.
Xhezair Zaganjori është shkarkuar nga detyra më 26 korrik 2019 nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Dariel Sina është kandidati që po verifikohet nga KLGJ-ja për të zëvendësuar Zaganjorin.
Ndërsa vetë Sina ka dërguar një shkresë në KLGJ, përmes së cilës kërkon informacion nga ky institucion se përse nuk vijon procesi, pasi që në datën 11 shkurt ka përfunduar procedura e verifikimit dhe atij nuk i është vënë në dispozicion rezultati.
Sipas ligjit i takon Naureda Llagamit që të mbledh Këshillin dhe të vendos procedurën në vijim.
Me këtë lëvizje, presidenti po synon që të nxjerrë përfundimisht jashtë sistemit të drejtësisë Ardian Dvoranin, i cili është në detyrë edhe pse i ka mbaruar prej kohësh anëtari i Gjykatës së Lartë. Kjo mund të realizohet me plotësimin e katër anëtarëve të Gjykatës.
Presidenti ka kërkuar më herët që KLGJ të vlerësojë mandatin e kreut të KED-së, por se deri më tani nuk ka ky institucion nuk ka dhënë mendim. Ndërsa vetë Dvorani ka bërë të ditur se presidenti nuk ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë, sepse nuk duhet të ndërhyjë në një institucion të pavarur.