Janë nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” katër kampionet e Europës në sportin e qitjes, Elizabeta Karabolli, Ermira Dingu, Lindita Zeqo, Emanuela Kola si dhe Diana Mata e cila ka fituar dhjetëra medalje në kompeticione të ndryshme.

 

Kreu i shtetit Ilir Meta i dorëzoi sot “Zonjave të Qitjes”, këtë titull për profesionalizmin dhe rolin e tyre të paçmueshëm në përfaqshmin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

 

“Të nderuara sportiste, jemi shumë krenarë dhe të lumtur për sportiste si ju, për rezultatet tuaja ta ndritura, për finsikërinë tuaj.”

 

Diana Mata është një emër legjendë në qitjen shqiptare

 

“Dua t’ju them që kjo ka qenë një nga ëndrrat e mija. I falenderoj të gjithë ata që propozuan këtë titull për mua.”

 

Ermira Dingu është një nga kampionet, që rrëmbeu çmimin e parë në Kampionatin Europian të Qitjes në vitin 1980 në Madrid të Spanjës. Ajo rrëfen emocionet më të mëdha të që ka përjetuar por edhe sakrificat për të qenë e para.

 

“Momenti më i madh, më mbushës është kur dëgjon hinmin tënd në një vend tjetër. Janë rezultate të arritura me shumë mund, me shumë djersë.”

 

Qitja mbetet sporti më i vjetër dhe Elitar në Shqipëri dhe më i suksesshmi  i cili i ka dhuruar vendit dhjetëra medalje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re