Presidenti Ilir Meta këtë të shtunë ka marrë pjesë në një aktivitet bamirësie kushtuar rreth 200 fëmijëve jetimë dhe jo vetëm, në dy nga zonat të prekura më shumë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Durrësi e Kavaja.

 

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se të gjithë se bashku duhet të punojmë për një Shqipëri më të mirë dhe më njerzore.

 

“Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Fondacionit “FAB” për të marrë pjesë në një veprimtari bamirësie kushtuar rreth 200 fëmijëve jetimë e jo vetëm, nga Durrësi e Kavaja, dy nga zonat e dëmtuara më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë, por edhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe, jo vetëm në momente të tilla humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar. Të punojmë të gjithë për një Shqipëri më njerëzore, më të dhembushur dhe të drejtë, që u jep ëndrra, shpresë dhe mundësi çdo ditë jetimëve, fëmijëve dhe të rinjve tanë për një të ardhme të sigurtë dhe të ndritur në atdheun tonë”.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re