Presidenti Ilir Meta mori pjesë si i ftuar nderi i Bundestagut gjerman në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit.
 
Ne fjalen e tij Presidenti Meta theksoi se, sot paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë dhe kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.
 
Kreu I shtetit gjithashtu u shpre se, në këtë frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë, ne u lutëm bashkarisht që çështja e emrit të Maqedonisë të zgjidhej sa më parë dhe falënderojmë Zotin për progresin historik të ditëve të fundit dhe finalizimin e saj. “Po kështu u lutëm që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet”, nënvizoi Presidenti.
 
Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe progresin e bërë nga Shqipëria nën drejtim të procesit të integrimit evropian dhe theksoi se, vetëm dy javë na ndajnë nga vendimi i rëndësishëm që pritet të merret nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Ne lutemi që ky vendim të jetë pozitiv si për ne, ashtu edhe për fqinjin tonë Maqedoninë. Çelja e negociatave do të ishte një shtysë inkurajuese për adresimin edhe më të fort të prioriteteve kyçe” – theksoi Presidenti Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re