Presidenti i vendit, gjatë një dite pushimi me familjen, është ndalur në Bjeshkët e Sharrit.

Në një postim të bërë në Facebook, Meta shkruan se mësoi se sot poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, të cilin ai e cilëson si  përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Postimi i plotë:

Këtu nga Bjeshkët e Sharrit, sapo mësova se poeti i Bjeshkëve të Nemuna, Hamit Aliaj, përfaqësuesi dinjitoz i shkollës poetike të Tropojës, por që me krijimtarinë e vet cilësore është bërë edhe zë i rendit të parë të poezisë shqipe, ka ditëlindjen.

Ndaj gjej rastin në 65-vjetorin e lindjes, t’i uroj jetë të gjatë sa këngët e shpirtit të tij, dedikuar me aq pasion popullit, atdheut e kombit, e ta shoqëroj këtë urim timin me një nga poezitë e tij të bukura:

HISTORI

Luftën e fituam,
Nga fitimtarët,
Asnjë nuk u kthye i gjallë!

Hymni i ri i lirisë
Vetëm dy vargje ka:

“Do vijnë ditë të bukura,
Gjithë krimbat u bënë flutura”!

Ohohhoo, more hej!

Pemes ketyre vargjeve, presidenti Ilir Meta eshte munduar te thumboje kryeministrin Edi Rama, duke i kujtuar mbeshtetjen ne hapat e para ne politike, “derisa u be me flatra”.

Ketu ia vlen te evidentojme dhe nje faj te Fatos Nanos, liderit historik te socialisteve qe promovoi Meten dhe shume politikane te tjere, duke bere qe politika te jete kjo qe eshte sot!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re