Presidenti, Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes  ka theksuar se vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre.

 

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Meta vlerëson gjithashtu kontributin e besimeve tona fetare për forcimin e familjes.

 

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!

Një familje e lumtur, solide, në mirëqënie dhe paqe brenda saj, ka vlera të jashtëzakonshme për zhvillimin e begatinë e shoqërisë, atdheut e kombit tonë. E mbështes fuqimisht forcimin e rolit dhe vlerave të familjes, si dhe do vijoj të promovoj mbajtjen shëndoshë të saj. Vendi ka nevojë për më shumë familje të reja e të qëndrueshme, për më shumë fëmijë dhe kushte më të mira për mirërritjen dhe edukimin e tyre, për politika më konkrete sociale dhe ekonomike në këto drejtime. Falënderoj udhëheqësit e besimeve tona fetare për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të forcuar vlerat e familjes.

Zoti i bekoftë familjet tuaja!🇦🇱”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re