Kreu i PL, Ilir Meta në një takim në Elbasan ka folur për zgjedhjet e 14 majit, ku tha se me fitoren e opozitës, qytetarët do të kenë transparencë dhe do dinë se ku shkojnë paratë e taksave.

Meta tha se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Elbasanin, Luçianio Boçi ka bërë një akt të madh duke dhënë dorëheqje nga pozita për t’iu nënshtruar vullnetit të qytetarëve, falë dashurisë që ka për qytetin.

“Ne jemi dakortësuar që çdo takim me këshillin bashkiak do jetë prezente dhe media, po ashtu dhe qytetarët. Nuk do ndodhë që mos të ketë mbledhje të këshillit, ku qytetarët nuk kanë parë në 4 vjet një mbledhje po ashtu dhe transparenca e buxhetit dhe taksave që qytetarët ta dinë si përdoren paratë që ata paguajnë”.

Cilat janë kontributet në Elbasan që ju vlerësoni?

“Luçiano është thyer si herësi në Elbasan, falë raportit që ai ka me qytetarët. Ai arriti të krijojë një personalitet dhe do vazhdojë të jetë nënkryetar i PD, që udhëhiqet nga Berisha. Ai bëri një akt duke dhënë dorëheqje nga pozita dhe duke iu nënshtruar vullnetit të qytetarëve, akt sakrifice. Ajo që vlerësoj unë te Boçi është dashuria për Elbasanin dhe sfida për ta rikthyer qytetin në qendër të kulturës e arsimit. Me fitoren e Boçit dhe socialistët do ndihen krenar”, tha Meta.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re