Ditën që Rama i ofroi publikut “proçkën” presidenciale me mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, Ilir Meta nisi nië vizitë në Kalabri, trevën e banuar nga italianë me gjak shqiptari, ku theksoi se çfarë i bashkon dhe çfarë mund t’i dy anët e Adriatikut në të ardhmen

“Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë”.

‘’Turizmi është një nga fushat ku mund të gëzojmë bashkëpunim më të ngushtë. Ashtu siç kemi marrëveshjen me Rajonin e Puljas, mund të bëjmë edhe me Rajonin e Kalabrisë, duke përfituar edhe nga projektet europiane’’, tha Meta.

Nga ana tjetër Presidenti i Rajonit të Kalabrisë,  Gerardio Mario Oliverio, çmoi vizitën e Metës duke e trajtuar si një urë lidheje më e fortë mes dy vendeve

“Është një bashkësi që ka treguar përgjatë shekujve se si kultura, ekzistenca, ruajtja e traditave dhe gjuhës, por sidomos integrimi i tyre në Itali, kanë treguar se kjo është rruga e drejtë për të ilustruar mesazhet e paqes dhe bashkëjetesës’’, theksoi Oliveira.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re