Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë pasditen e kësaj të marten ë Kishën e Shën Mëhillit në Laç, ku jan ëstrehuar një pjesë e banorëve të prekur rëndë nga tërmeti.

 

Në një postim në Facebook, Meta shpreh falenderime e mirënjohje për Kishnë dhe të gjithë vullnetarët për solidaritetin dhe shërbimin e pashoq të treguar deri në këto moment.

 

“Vizitova sot pasdite Kishën e Shën Mëhillit në Laç, ku u takova me banorët e prekur rëndë nga tërmeti, të cilët po e kalojnë emergjencën nën kujdesin jashtëzakonshëm të Kishës dhe vullnetarëve të saj të palodhur, të cilët i falenderova me mirënjohje për solidaritetin dhe shërbimin e pashoq.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re