Presidenti Ilir Meta pas vizitës në Tropojë këtë të hënë është ndalur në Kosovë, ku ka vizituar kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.

 

Meta në këtë vizitë ndau urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.

 

“Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës.Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re