Skip to content

Meta në Maqedoni: Diaspora e Nakolecit nuk e ka harruar vendlindjen e kombin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas vizitës në fshatin Mexhitli në Manastir, ka vijuar vizitën e tij në një tjetër fshat të banuar nga shqiptarët në Nakolec të Prespës.
 
Gjatë vizitës së tij në Nakolec, buzë liqenit të Prespës, Meta u ndal në Teqenë “Dervish Ali”, duke vënë në dukje se kjo është një vatër e rëndësishme, jo vetëm fetare,  por edhe e ruajtjes së vlerave, traditave, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar.
 
“Është kënaqësi e veçantë të vizitoj sot Nakolecin e Prespës, dhe të ndodhem mes vëllezërve e motrave shqiptare, që po e mbajnë gjallë identitetin tonë kombëtar e gjuhën e mrekullueshme shqipe.  Diaspora shqiptare e Nakolecit asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen dhe kombin, duke dhënë kontribut të çmuar e të jashtëzakonshëm për ruajtjen e traditave tona kombëtare”.