Presidenti Meta ka reaguar ne mbrojtje te gazetareve dhe te fjales se lire.

Ne nje postim ne rrjetet sociale kryetari i shtetit eshte shprehur i gatshem edhe per te hapur nje media te re per tu perballur me ato qe ai i cileson presione te pushtetit.

“Ju lutem gazetarëve të më njoftojnë që kur të gjithë pronarët e tyre të dorëzohen para presioneve të pushtetit, të themelojmë së bashku një media transparente që ta nisë kohën e re me përmbysjen e këtij regjimi të neveritshëm mediatik që turpëron çdo njeri me minimum dinjiteti”, shkruan Presidenti i Republikes.

Meta ka sqaruar se ne kete media do te jene aksionere te gjithe qytetaret qe duan nje media ne sherbim te se vertetes, nderkohe qe ne bordin drejtues do te futen ata gazetare qe jane  kërcënuar dhe lënë pa punë nga regjimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re