Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, merr pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019.

 

Presidenti Meta shprehet se sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme.

 

“Kënaqësi të marr pjesë në Mun Seçonf. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik & aleancave të forta e të qëndrueshme. Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë & dinjitetit njerëzor”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re