Gjatë një “Mëngjesi lutjesh” organizuar në Tiranë, presidenti Meta e vuri theksin në fjalën e tij te raportet mes fqinjëve në Ballkan. Nisur nga përvojat e hidhura të çdo kohe, ku rajoni vuan dhe nga epitete luftarake si “fuçi baruti”, Mata tha se “si një vend ballkanik e dimë mirë se të duash fqinj nuk është aq e lehtë, veçanërisht ku luftra dhe tragjedi kanë ndodhur në të shkuarën jo të largët”.

Por për kreun e shtetit fqinjasia e mirë nuk është krejt e pamundur, e për këtë ai solli si shembull pikërisht Shqipërinë.

“Shqipëria është kthyer në një shembull pozitiv në rajon si një vend që ndërton marrëdhënie shumë të mira me fqinjët. Çdo komb në këtë rajon është dikush shumicë e diku pakicë dhe ne të gjithë e kemi mësuar se e vetmja zgjidhje për të jetuar në paqe dhe harmoni është të respektojmë pakicat dhe të jetojmë të gjithë në një shoqëri e cila bazohet në vlerat më të mira njerëzore dhe europiane”, theksoi kreu i shtetit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re