Subscribe

Presidenti Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si President në Kosovë.

 

Në përfundim të ceremonisë, Meta ka bërë shqiponjën në Prishtinë teksa pranë tij ishte presidentja Osmani. Ditën e sotme, do të jetë i pranishëm edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës në një seancë të veçantë.

 

Më 24 korrik, Metës i përfundon mandati i presidentit ndërsa në karrigen e tij do të ulet Bajram Begaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re