Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka qenë sot në Prizren ku është takuar me qytetarët shqiptarë të strehuar në këtë qytet të cilëve u janë shkatërruar banesat.

Meta është takuar me qytetarët e strehuar në Prizren në Kampin e Inovacionit.

Presidenti ka parë nga afër kushtet në të cilat jetojnë qytetarët shqiptarët të prekur nga tërmeti që janë strehuar në Prizren prej disa ditësh dhe bashkëbisedoi me ta për tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin në normalitet.

Meta falënderoi Komunën e Prizrenit dhe kryetarin e saj z.Haskuka për përkujdesjen e ngrohtë dhe vëllazërore si dhe vullnetarët që po shërbejnë në Kampin e Inovacionit në Prizren.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re