Skip to content

Meta në Sarajevë, takon Majlinda Bregun

Presidenti Ilir Meta ka vizituar selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë.

 

Vizitën e ka njoftuar vetë kreu I shtetit në një postim në “Facebook”, ndërsa ka bërë me dije se ka zhvilluar edhe një bisedë me drejtuesen e këtij institucioni Majlinda Bregun.

 

“Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.”