Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është takuar me Mike Pompeo.

Kreu i shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ndihet krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.

Meta ka marrë pjesë në fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.

Mesazhi i Metës

Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.
Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Brownback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.
Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re