Presidenti Ilir Meta këtë të dielë pas Bubqit, ka parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti në Shkafanë të Ishmit ne Durrës.
Kreu i shtetit është shprehur se pasojat janë shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone.
Meta në profilin e tij në Facebook, shkruan se duhet bërë gjithçka për të kaluar këto momente emergjente.
“Tërmeti ka goditur rëndë dhe Shkafanen në Ishëm, me pasoja shkatërrimtare për shtëpitë e shumë banorëve të kësaj zone. Të bëjmë gjithçka për të kaluar këto momente tepër emergjente deri në tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme.”
