Ish-presidenti dhe njëkohësisht kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë. Në një prononcim për mediat, ai bëri me dije se Prokuroria e Posaçme e ka thirrur për llogari të hetimeve të dosjes “CEZ-DIA”.
Meta e konsideroi si telenovelë të gjykuar dy herë, ndërsa shtoi se personi që e ka kallzuar atë në SPAK është i dënuar për dhunë në familje.
“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”, tha Meta.