Presidenti i Republikës Ilir  Meta këtë të enjte në një konferencë për mediat ka komentuar sërish krizën politike në të cilën ndodhet vendi dhe ka kërkuar nga forcat politike që të reflektojnë.

 

Në fjalën e tij kreu I shtetit ka folur për tre palë zgjedhje, për ato vendore, parlamentare dhe presidenciale, ku sipas tij zgjidhja më e mirë do të ishte nga populli.

 

Meta është shprehur se e vetmja datë që ai ka në mendje është 18 tetori data kur do të vendoset hapja e negociatave të vendit dhe kjo sipas tij është një datë që nuk e ka vendosur ai por të tjerët.

 

 

“Në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore dhe të ligjshme në republikën e Shqipërisë zgjedhjet e ligjshme janë më 13 tetor, arsyeja që unë kam dekretuar këtë datë është se ishte data më e afërt që mund të jepte mundësi të gjithë forcave kryesore politike që të merrnin pjesë në zgjedhje. Natyrisht që kriza nuk është vetëm një krizë vendore por është më e madhe, është më e thellë dhe në angazhimet e mia për të ndihmuar vendin në një zgjidgje më të plotë, kam vendosur 13 tetorin nëse do të kishte vullnet nga të gjithë, nga të gjithë llojet nga Presidenti që ti jepnim mundësinë qytetarëve shqiptarë që në një ditë të vetme të votonin për tre palë gjedhje, për presidentin, duke qenë se ka disa pretendime nga PS-ja, zgjedhje vendore dhe ato të kuvendit. Ndaj unë kam menduar se zgjidhjen më të mira do ta jepnin qytetarët, por ky është vullneti im sigurisht nëse kryeministri dhe mazhoranca mendojnë se cendi dhe parlamenti janë në një situatë normale atëherë le të vijojnë. 13 tetori është një ditë e pashmangshme nga pikapamja kushtetuese dhe ligjsvënëse, duke filluar nga KQZ që duhet të kishte filluar të zbatonte dekretin e 13 tetorit dhe të ftonte partitë të merrnin pjese dhe kush të donte të regjistrohej.Askush nuk duhet të ketë iluzionin se cdo vendim i Gjykatës Kushtetuese kur të bëhet funksionale mund ti japë legjitimitet 30 qershorit, pasi dekretet e Presidentit janë në fuqi”. Kështu ka deklaruar sot presidenti i vendit Ilir Meta, gjatë konferencës për media, para nisjes së pushimeve, duke dhënë alternativën e tij për zgjidhjen e krizës në vend, që sipas tij rrezikon përshkallëzimin.”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re