Subscribe
Dy ditë pasi humbjes së thellë në bashkinë e Rrogozhinës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar së selinë e PD liderin e opozitës, Sali Berisha.
Takimi zgjati rreth 1 orë dhe Meta konfirmoi se pjesë e bisedës ka qenë bashkëpunimi mes dy forcave politike dhe organizimi i protestave kundër qeverisë, sidomos për çështjen e inceneratorëve.
ILIR META
KRYETAR I PARTISE SE LIRISE
“Ne gjithmonë kemi qenë dhe jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të iniciuara nga PD-ja apo partitë opozitare, por edhe nga qytetarët dhe padyshim që dhe rruga e protestave është një rrugë e domosdoshme, ku e gjithë shoqëria duhet të shprehë ndjeshmërinë e saj për këtë situatë dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit.”
Meta ka injoruar përpjekjen e Lulzim Bashës për të marrë PD.
“Ishte një takim shumë i frytshëm me liderin e Partisë Demokratike dhe uroj dhe besoj se demokratët dhe opozitarët të jenë atje ku duhet, në vijën e parë të ballafaqimit me këtë qeveri.”
Ilir Meta dhe Sali Berisha garuan së bashku në zgjedhjet lokale të 14 majit, por kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” arritën të fitonin vetëm 7 bashki nga 61.