Presidenti i vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook, ka ngushëlluar familjarët e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Selim Veizi, i cili ndërroi jetë ditën e sotme. Meta shpreh mirënjohjen për kontributin e Veizit në shërbim të komunitetit kavajas, duke e cilësuar si një kryefamiljar e  qytetar model.

Postimi i plotë: Në këtë ditë të trishtuar për familjen e Tij dhe qytetin e Kavajës, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për ndarjen nga jeta të z.Selim Veizi, kryefamiljarit model dhe nëpunësit të përkushtuar të shtetit, i cili udhëhoqi përmes vështirësish Bashkinë e Kavajës, si i pari Kryetari i zgjedhur i saj pas vendosjes së sistemit demokratik.

Nder, respekt dhe mirënjohje kontributit të Selim Veizit në shërbim të komunitetit kavajas dhe modernizimit të institucioneve shtetërore!

I paharruar kujtimi i Tij!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re