Ashtu siç e kishte thënë prej kohësh, Presidenti i Republikës, Ilir
Meta, ka nisur këtë fund gushti një tjetër aventurë. Kreu i Shtetit ka
vendosur të ngjitet në majën më të lartë të Shqipërisë, përkatësisht në
Malin e Korabit.

Meta ka nisur rrugën drejt Korabit, ndërsa njofton se bashkë me të
është edhe ish-futbollisti i Korabit të Peshkopisë, aktori i njohur i
humorit, Bes Kallaku.

https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/08/metaa-11.jpg

“Me ish futbollistin e Korabit të Peshkopisë, Bes Kallaku, drejt majës së Korabit. 😁”, shkruan Meta.

Mali i Korabit është maja më e lartë në Shqipëri, me një lartësi prej 2751 metra nga niveli i detit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re