Skip to content

Meta niset me urgjencë drejt Durrësit, takim me Prefektin për pasojat e tërmetit

 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është nisur drejt qytetit të Durresit, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit. Per pak minuta pritet te jetë në Prefekturën e Durrësit, ku do të zhvillojë një takim me Prefektin Roland Nasto për tu njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti.

Deri më tani sipas raportimeve dëmet janë të shumta.

Sipas ministres së Shëndetësisë, 68 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit.

Ndërkohë që raportohen dëme të shumta materiale në banesa dhe sidomos në pallate.