Presidenti Ilir Meta publikon fjalën e plotë, të mbajtur mbrëmjen e kaluar në manifestimin e thirrur prej tij, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, në mbrojtje të Kushtetutës.

Ndër të tjera, teksa falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen masive, kreu i Shtetit paralajmëron se është detyra e tij të jetë i pari në luftën me grushtin e shtetit.

Të shkretët shqiptarë, që në kohën e Enver Hoxhës janë në ‘luftë’, herë kundër imperializmit amerikan, socialimperializmit sovjetik e kinez, kundër burokracisë, shfaqjeve të huaja dhe per sigurimin e bukes ne vend.

Tani me këta politikanë, në luftë me grushtin e shtetit, shkelësit e Kushtetutës dhe aspak kundër vilave dhe pasurisë së politikanëve të korruptuar. PO na nxjerr “mallin” e Enverit Meta.

Mesazhi i Metës:

Është detyra ime si Kryetar i Shtetit të jem i pari në luftën me grushtin e shtetit!

Është detyra ime si President i Republikës të mbroj i pari lirinë dhe demokracinë e vendit dhe të popullit tim!

Jam i lumtur se zëri i popullit po dëgjohet në të gjithë Shqipërinë dhe kudo ku ka shqiptarë në të gjithë botën demokratike.

Jam i lumtur se Kushtetuta e popullit ka sot në shesh popullin e Kushtetutës.

FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE TË GJITHËVE!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re