Fill pasi Ilir Meta rrefuzoi të dekretonte Skënder Gjinushin në krye të Akademisë së  Shkencave, ka ardhur edhe reagimi i kësaj të fundit duke e konsideruar si një akt të pavlefshëm.

Akademia e Shkencave e quan të pavlefshëm aktin e presidentit, të konsideruar në kundërshtim me ligjin.

Ajo hedh poshtë pretendimet e ngritura nga presidenti se Gjinushi nuk ka bërë publike tërheqjen nga drejtimi i Partisë Social Demokrate gjatë kohës që kandidonte për postin e kreut të Akademisë së Shkencave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re