Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri apel që këshilltarët e opozitës në tërësi dhe në vecanti ata të partisë së tij të nisin punën për rolin që do të kenë në këshillat bashkiak në cdo cep të vendit.

 

Meta shtoi se më ë rëndësishmja është që këshilltarët fitues nga zgjedhjet e 14 majit kanë për detyre të mos lejojnë zhvilimin me dyer të mbyllura të këshillave bashkiake apo të komisioneve të këshillave bashkiake.

 

 

Apeli im është ky: Nuk kemi kohë të presim derisa të konstituohen këshillat.Duhet që tani të fillojmë punën në mënyrë që të jemi të gatshëm, për të filluar menjëherë me transparencën, sapo këto këshilla të konstituohen.Në radhë të parë nuk duhet të lejojmë asgjëkundi asnjë mbledhje të këshillave bashkiake dhe komisioneve të këshillit bashkiak me dyer të mbyllura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re