“Kjo ndërhyrje e tepërt do të pengojë zhvillimin dhe vendosjen e modeleve pioniere të inteligjencës artificiale në Evropë”, tha Joel Kaplan, drejtor i çështjeve ndërkombëtare në Meta.

Meta Nuk Do të Nënshkruajë Kodin e Sjelljes së BE-së për Inteligjencën Artificiale: “Pengon Zhvillimin e IA-së në Evropë”

Meta ka hedhur një bombë të re mbi planin e Bashkimit Evropian për të rregulluar modelet e IA-së, duke njoftuar sot se nuk do të nënshkruajë Kodin e Sjelljes së BE-së. Në komentet e publikuara të premten,

Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Metës, Joel Kaplan, i cituar nga Politico, tha se kodi “prezanton një numër pasigurish ligjore për zhvilluesit e modeleve, si dhe masa që shkojnë përtej fushëveprimit të ligjit të IA-së”.

Ky qëndrim e bën Metën kompaninë e parë të madhe të Teknologjisë që nuk nënshkruan Kodin e Sjelljes së BE-së për Inteligjencën Artificiale.

Kontrolle më të forta për kompanitë që nuk nënshkruajnë

Kodi i Sjelljes u publikua javën e kaluar dhe përfaqëson hapin e fundit të Komisionit Evropian për të kufizuar rreziqet që modelet e IA-së, të tilla si ChatGPT i OpenAI ose Grok i X, paraqesin për përdoruesit.

Në thelb, Kodi i Sjelljes i BE-së synon të sigurojë që kompanitë e mëdha që përdorin IA-në të jenë në përputhje me rregullat e BE-së, pa kërkuar hetime individuale.

Kompanitë që vendosin të mos nënshkruajnë do t’i nënshtrohen një shqyrtimi më të rreptë nga Komisioni gjatë zbatimit të ligjit për IA-në.

Kompanitë Reagojnë ndaj Kodit të Etikës

Por kodi është përballur me muaj të tërë presioni të fortë nga industria e teknologjisë.

Kaplan përmendi të premten një letër të nënshkruar në fillim të korrikut nga mbi 40 kompani të mëdha evropiane, përfshirë Bosch dhe SAP, duke i bërë thirrje Komisionit të pezullojë zbatimin e ligjit për IA-në.

Meta “ndan shqetësimet e shprehura nga këto kompani se kjo ndërhyrje e tepërt do të pengojë zhvillimin dhe vendosjen e modeleve inovative të IA-së në Evropë dhe do të pengojë kompanitë evropiane që dëshirojnë të ndërtojnë biznese bazuar në këto modele”, tha Kaplan.

Në shkurt, Google lëshoi gjithashtu një paralajmërim të ashpër: Ligji i BE-së për IA-në rrezikon të dëmtojë inovacionin dhe rritjen në Evropë, duke e quajtur kodin e sjelljes “një hap në drejtimin e gabuar”.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re