Skip to content

Meta nuk i bindet “grushtit të shtetit” të Ramës, dhuron gjak pa maskë dhe i rrethuar nga 6 persona

Presidenti Ilir Meta ka shkuar në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, ku ka dhuruar gjak.

Mirëpo, ajo që vihet re është se kreu i shtetit nuk ka marrë asnjë masë në kuadër të situatës alarmante të koronavirusit.

Meta nuk ka vendosur maskë dhe as distance e largësisë nuk respektohet. Siç dallohet, presidenti rrethohet nga gjashtë mjekë dhe infermierë.

Kujtojmë që deri më tani në Shqipëri numri i të infektuarve ka shkuar në 23.