Skip to content

Meta nuk jep dorëheqjen: Qetësohuni nuk iki, Rama s’fitoi 71 mandate në mënyrë demokratike

Presidenca ka sqaruar përfundimisht qëndrimin e Ilir Metës, nëse do të dorëhiqej sikurse ka deklaruar edhe vetë nëse fiton Partia Socialiste.

Sipas  zëdhënësit Tedi Blushi, Ilir Meta do të dorëhiqej nëse kryeministri Rama do të fitonte 71 mandate në mënyrë demokratike, që sipas tyre nuk i ka fituar.

“Presidenti Meta e ka bërë të qartë se nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike do të japë dorëheqje.

E gjithë Shqipëria e di si i ka fituar Babloku këto zgjedhje, ndaj qetësohuni: Nuk ka dorëheqje”, shkruan në Facebook zëdhënësi i Presidencës.

(TemA)