Subscribe

Kryetari i partise së Lirise Ilir Meta ka deklaruar para gazetareve se në SPAK u paraqit si persona në dije në lidhje me çështjes CEZ-DIA. Gjate një konference per shtyp Meta theksoi se si minister i Ekonomise në ate kohe, ai nuk ka asnje lidhje me kompanine DIA.

 

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

“Kam qenë si person në dijeni. S’ka patur asnjë konflikt interesi mes meje dhe DIA-s. DIA dhe jo vetëm ajo, kishin raporte vetëm me CEZ. Ishte marrëdhënie mes shoqërive tregtare. Nuk kishte raport me ministrinë e ekonomisë. Me këtë rast dua t’iu siguroj se çdo përpjekje për të përdorur njerëz që kanë qenë të akuzuar, ndjekur penalisht për falsifikim, mashtrim, vjedhje, duke i përdorur si dëshmitarë të strukturuar për të justifikuar akuza politike, do jetë një boomerang. E vërteta tjetër është që qëndrimi i ministrisë së ekonomisë sa kohë kam qenë unë ka qenë vetëm në mbrojtje të interesit publik.”

 

Meta akuzoi kryeministrin Rama se po perpiqet te perdore SPAK-un per te shmangur vemendjen nga çështjet reale korruptive.

 

 “Përpjekjet e Ramës për të riaktivizuar çështje të gjykuara në të kaluarën janë thjesht përpjekjet e tij për të shmangur përgjegjësitë e tij për të gjithë aferë, inceneratorët dhe gjitha aferat e tjera që vetëm sa janë gërvishtur pak”

 

Pak dite me pare kreu i partise se Lirise qëndroi per me shume se 2 ore në SPAK ku u mor ne pyetje per ceshtjen CEZ-DIA.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re