Presidenti Ilir Meta gjatë një konference me gazetarët këtë të premte, u pyet edhe për të ardhmen e tij politike. Ai u shpreh se do të vazhdojë të  bëjë gjjthçka edhe pas përfundimit të mandatit të tij pas 24 Korrikut për çështje që i gjykon të rëndësishme pas konsultimit me popullin e 2 Marsit.

Ai u shpreh se nuk ka ndërmend që të thërrasë popullin për karrigen e Presidentit, teksa shtoi se  do të jetë në jetën politike për një kohë të gjatë. “Mos kini merak fare! Do të më kini këtu për 30, 40 dhe 50 vite”, tha ai.

“Kjo është një pyetje pa asnjë sens. Që pas 25 Prillit unë misionin tim si President e quaj mision të përfunduar, por detyrën e bëj deri ditën e fundit sepse respektoj institucionin e kreut të shtetit. Do kisha dashur që më 26 Prill të kisha marrë një drejtim tjetër, por më duhet të tregoj respekt për shtetin, institucionet, unë bëra çdo gjë që të mos kapej reforma në drejtësi siç është kapur.

Unë bëra gjithçka që të mos kapej shteti, që të mbroja qytetarët. Unë do të vazhdoj të bëj gjithçka dhe pas 24 korrikut në çdo detyrë tjetër që do ta gjykoj unë të rëndësishëm pas konsultimit me popullin e 2 Marsit.

Të jeni të sigurt, që Ilir Meta, nuk ka ndërmend që për karrigen e presidentit të thërrasë popullin shqiptar. Ama për të mbrojtur votën e lirë… Të jenë të qartë të gjithë, në 30-40-50 vitet e ardhshme këtu do jem”, theksoi Meta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re