Ilir Meta ka vijuar me sulmet e tij ndaj ndërkombëtarëve. 

Në një deklaratë për median Meta u shpreh se si nuk i vjen turp ndërkombëtarëve që bëjnë gjithmonë opozitën me faj. 

“Që nga protesta e parë kam qenë në Mynih, kam bërë reagim menjëherë. Këtyre ndërkombëtarëve si nuk i vjen turp që nuk thanë një fjalë po ky kryeministër si nuk bëri asgjë për opozitën që iku nga parlamenti? Si nuk e priti opozitën? Nuk e panë ata që nga mitingu i parë deri tek i parafundit, bëj këta miting në Tiranë, bëj ai në Berat. 

 Mirë ata që janë në opozitë, po ky kryeministër nuk ka përgjegjësi ndaj dhjetëra atyre njerëzve që paguajnë taksa? Përgjegjësia më e madhe është e qeverisë. Këta (ndërkombëtarët) shikojnë vetëm gabimet e opozitës dhe jo të qeverisë. Unë e krijova mundësinë për dialog, përse nuk erdhi.  

Të thoshte zoti president unë nuk iki nga karriga a e kryeminsitrit, ta shtyjmë këtë datë dhe të bëjmë zgjedhje lokale normale. E bëri ndonjëherë ai këtë gjë? JO! Më keni dëgjuar ndonjëherë të them unë “Rama Ik”? Jo. Edhe mua më thoni tani për përgjegjësitë që kam unë? Unë po flas hapur, bëra gjithcka të ruaja qetësinë. Falenderoj drejtuesit e opozitës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që bënë thirrjen e tyre për qetësi më 30 qershor.  

Parlamentin e ka socialist. Është vetëm një deputet që kritikon opozitën, Lefter Maliqi, të tjerë nuk ka. Ai vetëm presidentin nuk e merr dot dhe nuk ka për ta marrë ndonjëherë. Dhe presidentin e FSHF-së vetëm, ka lënë ndonjë gjë tjetër pa marrë? Drejtësinë po komplet Ramafon, të gjithë të dalin në diell t’i bien dajres”– tha Meta. () 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re