Kryeministri Edi Rama ka reaguar për letrën që presidenti Ilir Meta i dërgoi komisionerit për Zgjerimin.

Rama e quan këtë letër të Metës si një ‘reaksion’ ndaj efekteve që reforma në drejtësi po shkakton.

“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij! 

Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit.

Sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi Shqipëria nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit!

Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin.

Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë PO-në që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi!”, shkruan Rama në Twitter. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re