Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar mesazhin e një diplomati në Tiranë në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas mesazhi të Publikuar nga Presidenti në “Opinion” dhe i shpërndarë për mediat edhe nga Presidenca, diplomati thotë se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

“Ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. ‘Mirëmëngjesi Beni! Biseduam me Ramën në telefon dhe zyrat ligjore të SHBA dhe BE nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin. Kemi rënë dakord që kur të dalin ata të mos i bjerë të fikët Presidentit. Ramë dakord me Ramën që Marsida Xhaferllari të jetë në listën tjetër dhe Rama nuk do të përpiqet ta bllokojë”. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt. Aty është qëndrimi i tyre.”, tha Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re