Presidenti Ilir Meta, në protestën e tij ka nxjerrë në podium edhe një boksier. 

Shkodrani Kristjan Demaj, ndonëse ka lindur në Gjermani është kthyer në Shqipëri për t’iu bashkuar protestës.

Në fjalën e tij, Demaj u shpreh se ndonëse nuk ka lindur në Shqipëri zemra e tij është kuq e zi.

“Edhe pse nuk kam lindur këtu zemra ime është vetëm kuq e zi. 

Zemra ime rreh për këtë vend të mrekullueshëm që nuk duhet ta lëmë të shpopullohet. Rreh për këtë rini që duhet ta ndërtojë të ardhmen këtu. 

Sot është dita e shqiponjave, e besëlidhjes kuq e zi. I ftoj të gjithë shqiptarët ti bashkohen besëlidhjes sonë kuq e zi. 

Beteja për kushtetutën është beteja e të gjithëve, për të ardhmen tonë. Të gjithë së bashku në mbrojtje të kushtetutës, të demokracisë”, tha Demaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re