Skip to content

Meta nxjerr shifrën e frikshme: 50 mijë qytetarë humbën vendin e punës, Buxheti nuk ka objektiv rritjen e punësimit

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shkruar se më shumë se 500 mijë qytetarë kanë humbur vendin e punës, si dhe është rritur papunësia nga 11.2% në 11.9%. Meta i referohet kryesisht muajve të pandemisë, ndërsa me këtë rast kujton se buxheti i qeverisë për vitin e ardhshëm nuk ka si objektiv mbrojtjen e vendeve të punës.

“Mbi 50,000 qytetarë HUMBËN vendet e punës dhe PAPUNËSIA nga 11.2%, U RRIT në 11.9%, deri në 3-mujorin e dytë të vitit 2020. Buxheti 2021 NUK KA objektiv MBROJTJEN e VENDEVE TË PUNËS dhe RRITJEN E PUNËSIMIT”, shkruan Kreu i Shtetit.

Dy ditë më parë Meta ktheu në Kuvend buxhetin e 2021-shit, pasi sipas tij qeveria nuk ka bërë pjesë të tij ndihmën ndaj biznesit për të përballuar situatën e pandemisë. Por menjëherë pas Metës reagoi dhe mazhoranca duke thënë se kreu i shtetit nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin, dhe se ai do të kalojë ashtu siç është në seancën më të parë në Kuvend.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb