Presidenti Ilir Meta mblodhi një grup fëmijësh këtë të martë në Presidencë, ku kishte organizuar një festë për ta, me rastin e 1 Qershorit.

 

Siç duket nga fotot e publikuara nga vetë kreu i shtetit, të vegjlit këndojnë e kërcejnë, ndërsa presidenti zgjodhi disa vargje të Naim Frashërit për t’i uruar.

 

“Me shumë gëzim ju bashkova sot festës së fëmijëve për të ndarë me ta urimin e ngrohtë të çdo prindi: Gëzuar 1 Qershorin! Çdo fëmijë në Shqipëri meriton mundësinë e barabartë për t’u rritur denjësisht, për t’u arsimuar dhe për të realizuar ëndrrat shumëngjyrëshe në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm. Të ecim dorë për dore me ta dhe t’i mbështetim në dëshirat e tyre, duke i dëgjuar dhe i ndihmuar të zhvillojnë cilësisht aftësitë, për të ndërtuar të ardhmen e ndritur, që meritojnë, në Atdheun e tyre.

“Falu gjithë mirësitë

Të rrojnë me nder në jetë

Të mësojnë dituritë

Të bëhen të vërtetë

Të nderojnë Mëmëdhenë

Vlerat t’ja lartësojnë

Mbi gjithë botën ta ngrenë

Si lule ta zbukurojnë!” – Naim Frashëri 🌸💐🇦🇱”